Pas dasmës, kjo është pyetja më e shpeshtë që i bëjnë Armina Mevlanit
“Kur do bësh dasmë?” ishte pyetja që e shoqëroi për vite me radhë Armina Mevlanin, madje që kur publikoi historinë e saj të dashurisë me Shkëlzen Berishën. Pas dasmës, shtatorin e vitit të kaluar, pyetja më e shpeshtë ndryshoi, tani është një tjetër: kur do të bëhesh nënë?
Siç ka treguar edhe vetë moderatorja dhe blogerja e njohur, fëmija do të jetë i mirëpritur në çdo kohë që të vijë. Por derisa të vijë ky moment, ajo do të vijojë të bëjë projektet e saj në botën e modës dhe atë të televizionit.
Pasditen e sotme, e ftuar në “Pushime on Top”, e pyetur përsëri për planet e saj të afërta, por edhe për kohën kur do të bëhet nënë, Armina tha: “Po do vijë edhe fëmija, sigurisht që do vijë. Kur të jetë, kur të ndodhë, thjesht kur të ndodhë. Ma bëjnë shumë këtë pyetje, por realizimi vjen nga familja, nga fëmijët, por edhe nga projektet. Unë po punoj dhe po shijoj marrëdhënien, gjithçka, dhe kur të vijë fëmija, do të jetë një lumturi ekstra”.
Kaq… Në sezonin e ri, pritet që Armi të rikthehet në ekran. Nëse gjatë rrugës, do të ketë ndryshime për të, me siguri, ajo do t’i ndajë ato me publikun.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–