Akuzat e Bardhit për Ahmetajn bashkojnë opozitën, deputetët e Berishës njohin kryetarin e grupit parlamentar të PD-së për herë të parë nga 2021
Debati në Parlament për arrestimin e Arben Ahmetajt ka unifikuar opozitën për herë të parë që pas nisjes së kësaj legjislature në shtator 2021 kur ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën pas sanksionimit të tij non-grata.
Pas daljes së kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi ku u përplas edhe me Ermonela Felajn dhe Erion Braçen, thuajse të gjithë deputetët e opozitës e përkrahën duke duartrokitur sa herë ai rendiste akuzat për përfaqësuesit e maxhorancës.
Pas dhënies së dorëheqjes si kryetar i grupit nga Enkelejd Alibeaj, deputetët që nuk i janë bashkuar Komisionit të Rithemelimit të Berishës, votuan për Bardhin.
Pas këtij votimi edhe ish kryeministri Berisha nuk u tregua asnjëherë i ashpër me Bardhin duke “përjashtuar” vetëm Alibeajn dhe Bashën nga negociatat për të bashkuar grupin parlamentar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–