Mon, Nov 25, 2024

Avari në linjën 110kV, ndërpritet energjia elektrike në një pjesë të kryeqytetit dhe në Durrës

  • PublishedJuly 13, 2023

OSHEE njofton për një avari në linjën 110kV, që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për abonentët Tiranë dhe Durrës.

Sot rreth orës 14:00 një pjesë e Tiranës mbeti pa energji elektrike për afro 15 minuta për shkak të avarisë në rrjetin 110kV të OST – akset Tirana 2-Selitë-Sharrë.

Kjo solli ndërprerje të energjisë në disa n/stacione të OSSH, përfshi dhe Spitallën në Durrës.

Pas disa manovrimeve u bë e mundur rikthimi energjisë elektrike në zonat e prekura kryesisht (Tiranë e Re, Selitë, Kombinat, etj), si dhe në disa lagje të Durrësit (Spitallë, Durrësi i Ri ‘ish-këneta’, rruga “Aleksandër Goga”).

OSHEE sqaron se për shkak të kësaj avarie, dy fidera të Nënstacionit Selitë janë normalizuar pas 40 minutash, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike edhe në zonën e ish-bllokut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.