Mon, Nov 25, 2024

Bardhi takohet me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan: Thelbësore për demokracinë në vend forcimi i opozitës

  • PublishedJuly 13, 2023

Gazment Bardhi ka takuar sot Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan. Në një postim të bërë në Facebook, Bardhi shprehet se thelbësore për demokracinë në vend është forcimi i opozitës, përmes proceseve përbashkuese dhe jo ndarëse.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ishte kënaqësi takimi me Drejtorin për Europën pranë IRI-it, z. Paul McCarthy, me të cilin sëbashku me kolegen Jorida Tabaku ndamë qëndrimin e përbashkët se është thelbësore për demokracinë në vend forcimi i opozitës, përmes proceseve përbashkuese dhe jo ndarëse.

Sfidat që po kalon PD nuk duhet ti mbivendosen misionit të çdo opozitari, për luftë pa kompromis ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. Rruga e vetme që ka PD për të ecur përpara është duke mos qenë peng i kultit të individit, por duke u bashkuar rreth vlerave, qëllimeve të përbashkëta, interesit të anëtarëve të PD dhe qytetarëve shqiptarë, që duan që gjerat të ndryshojnë për mirë.

Nevoja imediate që ka Shqipëria për ndryshim na dikton një rrugë: Të shohim vetëm drejt të ardhmes dhe mos përsërisim gabimet e të shkuarës! Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë në vend.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.