Dosja e Arben Ahmetajt/ Deputeti i PD: S’ka shtet, ka kartel të mirëfilltë. Hila: Mazhoranca fitoi kohë për…
Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24ka komentuar situatën e krijuar në vend nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Hila deklaroi se mazhoranca ka fituar kohë me shtyrjen e seancës jo për fshehjen e provave nga Ahmetaj, i cili sipas tij ka pasur kohë të mjaftueshme në muajt e kaluar.
Sipas tij mazhoranca kërkoi të fitojë kohë vetëm që të llogarisin koston nga kjo ngjarje.
Nga ana tjetër deputeti i PD, Tomor Alizoti u shpreh se Ahmetaj është informuar për arrestimin dhe është parlajmëruar që të largohet nga vendi.
Sipas tij në vend nuk ka më shtet, por ka një “kartel të mirëfilltë”.
Hila:
Nëse bëhet fjalë për të fshehur provat, Ahmetaj ka pasur mjaftueshëm kohë. Ka 6 muaj që del në ambientet publike që kky do jetë personazh i radhës në SPAK. Nuk ka pasur ujëra të mira mes Ahmetajt dhe Ramës. Ahmetaj nuk ka cilat prova prish sepse është jashtë. CCfarë ka pasur, e ka mbaruar këtë punë. I kanë mbetur vetëm pronat që dyshohen të paligjshme.
Mendoj se Ahmetaj ka shpëtuar kokën e tij. Mazhoranca nuk do të marrë përsipër kostot e Ahmetajt nga ana tjetër. Nuk ka pasur negociata, nuk ka shkuar Rama duke i thënë hajde se do e rregullojmë këtë punë. Kanë pasur gjithë kohën e nevojshme për negociata. Shtyrja e mazhorancës ka qenë vetëm që të llogarisin koston nga kjo ngjarje.
Alizoti:
Kjo është një krizë shumë e madhe që do ketë nevojë për negociata. Ahmetaj u informua dhe u lejua të ikë. Ka qenë ai që kontrollonte buxhetin dhe më e rëndësishmja është kush e informoi që të ikë. Këtu ka një kartel të mirëfilltë, nuk ka më shtet. Nuk di që në 100 vjet shtet të ketë ikur një person me rëndësi të tillë nga vendi. Negociata do ketë sepse ai di shumë. Kjo skemë nuk ka funksionuar vetëm me një individ.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–