Mon, Nov 25, 2024

Opozita kërkon miratimin e kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, momente tensioni edhe brenda PS-së. Xhafaj debat me Braçen

  • PublishedJuly 13, 2023

Situata e tensionuar në Kuvend paraditen e sotme nuk ka përfshirë vetëm maxhorancën me opozitën, por edhe deputetë të maxhorancës me njeri-tjetrin.

Në një video të siguruar nga Balkanweb, shihet ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin Erion Braçe.

Për shkak të zhurmës së krijuar, nuk kuptohet se cili është thelbi i debatit mes dy deputetëve socialistë, por e gjithë skena e krijuar ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës së kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.