Tue, Nov 26, 2024

“Qeveria bën korrupsion e pazare me energjitikën”, Vasili: Vit i mirë për energjinë, pse nuk ka ulje çmimi?!

  • PublishedJuly 13, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke folur nga Kuvendi ditën e sotme ka komentuar situatën energjetike në vend.

Vasili u shpreh se Shqipëria ka pasur një vit të mirë dhe produktiv sa i përket energjitikës, gjë që sipas tij duhet të shoqërohej me propozim për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë se kanë një “qeveri shpërdoruese që me energjinë bën pazare e korrupsion”.

“Si shpjegohet që nuk ka propozim për uljen e çmimit në një vit të mirë për energjetikën në vend? Çmimi edhe mund të ulet, apo shqiptarët nuk e kanë këtë mundësi? Qytetarët duhet të kuptojnë se kanë një qeveri shpërdoruese që me energjinë bën korrupsion dhe pazare”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.