Mon, Nov 25, 2024

Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve – Shenjat e Para

  • PublishedJuly 13, 2023

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes.

Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.

Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.

Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit

Simptomat e Lodhjes së Syve

Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:

  • Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
  • Lotim ose tharje e syve
  • Shikim i mjegulluar
  • Dhimbje koke,
  • Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
  • Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
  • Vështirësi në përqendrim
  • Vështirësi në hapjen e syve.

Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:

  • Përdorimi i pajisjeve dixhitale,
  • Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
  • Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
  • Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
  • Tharja e syrit,
  • Stresi dhe lodhja
  • Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:

Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve

Ekrani reflektohet

Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur

Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.

Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale. /AgroWeb.org