Afera e inceneratorëve, Berisha paralajmëron protesta: Do iu drejtohemi qytetarëve. Negociata me…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot protesta për aferën e inceneratorëve, teksa parlamenti sot miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Berisha tha se do iu drejtohemi qytetarëve.
“Ne e kemi trajtuar këtë tema me seriozitetin më të madh, Është e domosdoshme që t’i drejtohemi shqiptarëve, Në asnjë vend të botës një qeveri që ka kryer këtë nuk qëndron. Nëse qëndron, qëndron për dobësinë e opozitës.
Ne duhet t’u drejtohemi qytetarëve, do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri, popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të bëhen negociata me forca të tjera të opozitës”, tha Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–