Mon, Nov 25, 2024

E premtja, dita më e nxehtë e javës. Zonat që rrezikojnë temperaturat 42 gradë

  • PublishedJuly 14, 2023

Qytetarët po përjetojnë dukshëm ndër ditët më të nxehta të kësaj vere. Nga e marta edhe Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit Cerberus, valë që ka mbërthyer Evropën Jugore.

Këtë të enjte termometri në vend shkoi deri në 41 gradë Celcius në hije dhe pritet të kulmojë të premten me 42 gradë.

Nesër është dita më e nxehtë e javës. Elbasani, Gjirokastra, Kuçova, Berati presin vlerën 42 gradë, mund të tejkalohet edhe kjo vlerë. Tirana, Fieri, Lushnja dhe gjithë Ultësira Perëndimore do shënojnë 40 apo lehtësisht mbi 40, pak më freskët bregdeti, problematike situata në Kukës dhe Has me temperatura të larta” – tha për Tv Klan meteorologia Lajda Porja.

Kjo valë e të nxehtit me temperatura ekstreme pritet të qëndrojë gjatë në Shqipëri deri në fund të muajit korrik.

“Pritet që kjo valë jo vetëm të jetë e gjatë, po të jetë edhe shumë e egër. Është quajtur vala Cerberus, ose ndryshe “qeni i ferrit me tre kokë”, për shkak se ka tre kulme të nxehtësisë. Kulmi i parë do jetë ditën e nesërme.”

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gadishullin Iberik, Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë janë pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Temperaturat ekstremisht të larta që priten përgjatë kësaj vale do jenë Italia Jugore, Veriu i Greqisë, Maqedonia e Veriut, dhe Turqia jo vetëm do shënojnë vlera 42 gradë po mund të thyejnë edhe rekorde historike.” Piku i vapës do jetë nga ora 12 deri në 14, orar për të cilin rekomandohet reduktimi i lëvizjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.