“Në tavolinë ka dy zgjedhje, ose do bjerë koka e mbretit ose do pranoni dështimin e revolucionit”, Ahmetaj përsërit shprehjen e avokatëve: Kolegët e mi u treguan…
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përsëritur shprehjen nga gjyqi i Mbretit Luigji 16 në Francë, të risjellë nga avokatët e tij në mbledhjen me dyer te mbyllura të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
“Falënderoj dhe Kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I ‘mirëkuptoj’ për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika. Siç tha dhe avokati im ‘Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik’. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca ‘E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit’”, tha Ahmetaj.
“Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korça, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–