Tue, Nov 26, 2024

Parlamenti votoi pro heqjes së imunitetit, SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt

  • PublishedJuly 14, 2023

SPAK ka depozituar mesditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Aben Ahmetajt. Veprimi vjen pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit nga mandati i deputetit.

Kujtojmë se SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, pasi e akuzon atë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme, ndërsa ish.zv-kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Ahmetaj thotë se do të dalë kur e vërteta sipas tij, të ketë marrë dritë dhe të lexohen të gjitha provat në favor të tij.

Ish-zëvendëskryeministri rezulton të jetë larguar nga Shqipëria dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Gjatë kësaj kohe ka shumë aludime rreth vendndodhjes së ish-ministrit, ku disa burime pretendojnë se mund të ketë shkuar në Kanada, e disa të tjera në Europë. Ahmetaj akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi gjatë kohës që ka qenë ministër, ka favorizuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke marrë para prej tyre.

AlbaniaWeb.net