Pjesëmarrje në Europë me dy fytyra, Tirana ka një revolucion të jashtëzakonshëm brenda vitit
Pjesëmarrje në Europë me dy fytyra, Tirana ka një revolucion të jashtëzakonshëm brenda vitit
14 July, 2023
14 July, 2023
Revolucioni i Tiranës në 365 ditë ka qenë i madh. Nga skuadra e sezonit të shkuar që luajti në Champions në sfidën e parë ndaj Dudelanzhit me këtë skuadër që do të luajë këtë sezon me Dinamon e Batumit, gjërat kanë ndryshuar shumë.
Një lojtar i vetëm ka mbijetuar nga ekipi i vjetshëm. Dhe ai është kapiteni i skuadrës, Filip Najdovski. Të gjithë lojtarët e tjerë të 11-shes që ishte në fushë në Luksemburg kanë ikur. Duke filluar nga Bekaj, Behiratçe, Ismajlgeci, Toshevski, Aleksi, Limaj, Seferi, Totre, Xhixha dhe Devid. Asnjë prej tyre. Largimet kanë qenë aq të mëdha, aq sa edhe stoli është zhdukur i gjithi. Përjashtim bëjnë Lika, Hila, Hasani dhe Qefalija. Janë 10 lojtarë të larguar, pa llogaritur rezervat e skuadrës, ndërsa nga ana tjetër, Tirana u detyrua që pas Champions-it të kalojë në Konferencë Ligë.
Skuadra u eliminua pas dy humbjeve 1-0 dhe 2-1, por edhe në turin e dytë të Konferencë Ligës gjërat nuk shkuan mirë dhe ekipi u eliminua nga Zrinjski. Shkurt, një revolucion shumë i madh për bardheblutë që këtë vit kanë për detyrim të kualifikohen të paktën një tur në Europë.
PANORAMASPORT.AL