Votimi pro arrestimit të Ahmetajt, reagon për herë të parë Edi Rama
Menjëherë pas votimit në Kuvend për dhënien e lejes për SPAK të kërkojë arrestimin e Arben Ahmetajt, ka reaguar kryeministri Rama.
Përmes një statusi në faqen e tij në twitter, ai shkruan se “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”.
Ky është reagimi i parë që kryeministrit Rama gjatë kësaj jave qëkur SPAK dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–