A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin?
Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.
Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme por edhe për pastrimin me themel të shtëpisë.
Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.
Së fundmi, soda e bukës ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit.
Kjo sëmundje shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.
Soda e Bukës Për Mbajtjen e Diabetit Nën Kontroll
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se soda e bukës përbën linjën e parë të mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.
Përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.
Sipas ekspertëve, nëse organizmi i njeriut ofron një mjedis acidik që nxit shumë sëmundje, përfshrië diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet.
Për më tepër, diabetikët janë të prirur të preken një mykomukoza, një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm.
Soda e bukës mund të parandalojë përhapjen e këtij infeksioni dhe të shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënies së trupit në koma.
Bëhet fjalë për një komplikacion të rrezikshëm për diabetikët që shfaqet me simptoma si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje të gojës e plogështi.
Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes.
Sipas tyre, vetëm një mjek specialist mund të rekomandojë një kurë dhe doza të sakta të sodës së bukës që janë të nevojshme për mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe komplikacioneve të tij.
Konsultat me mjekun janë të nevojshme sepse nëse e teproni me sodën e bukës, ajo mund të ketë një efekt krejt të kundërt nga qëllimi fillestar./AgroWeb.org