“Berisha e bëri sakrificën e tij që u rikthye”, Boçi: Rikthimi i Bashës në 29 korrik? Partia nuk është vula, janë njerëzit. Bardhi duhet të tërhiqte ankimimin në gjykatë
Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi nuk mendon se Berisha duhet të bëjë një hap pas për t’i hapur rrugë bashkimit të Partisë Demokratike.
Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Boçi shprehet se Berisha ka sakrifikuar dy herë në 2013 kur e la partinë dhe kur vendosi të rikthehej pas përjashtimit të tij nga Basha.
A ka një zgjidhje për PD-në tani që është ndarë në 3 pjesë?
Ajo që po ndodh është absurde. Nuk mund të japësh dorëheqjen nga dorëheqja tani për të rrëmbyer një pjesë të PD-së, ndërkohë që ke konsumuar një fjalor të gjatë bashkimi.
Kush duhet të sakrifikojë?
Secili që e mendon. Duhet të sakrifikojnë ata që duhet ti binden Kuvendit Kombëtar të PD-së.
A duhet të bëjë edhe Berisha një sakrificë?
Sakrificën e parë e bëri në 2013 kur humbi zgjedhjet dhe pakkush e priste të largohej. Sakrifica e dytë ishte që e mori PD-në në një moment kur besimi kishte rënë, kur kishte filluar një skizëm brenda PD-së.
A është më e rëndë situata tani?
Është situatë në progresion. Ka pengesat e veta. Humbëm zgjedhjet në 2021 dhe në korrik zgjodhëm Bashën. U la pas dore denoncimi i manipulimit. Ndërsa sot kemi një dosje voluminoze. Ne duhet ti bindim njerëzit që me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.
Qëndrimin e Bardhit si e shihni?
Është faj i madh i Bashës ai i 29 korrikut, ndërsa i Bardhit është gabim inteligjent. Bardhi kërkonte një proces brenda normalitetit, analizë në forume, do rriste bazën dhe do dilnin kandidaturat. Ajo që duhet të bënte Bardhi ishte kryerja një akti që çon në bashkimin e PD, tërheqja e ankimimit ligjor në gjykatë.
Pas 29 korrikut, një rizgjedhje e Bashës çfarë do të sillte?
Në 29 do them atë që e kam menduar “sa e madhe paska qenë PD, kush nuk ka dalë nga kjo parti, FRD, AD e të tjera”. Ku janë sot? Që të kesh parti nuk është vetëm vula, duhet të kesh njerëz dhe mbështetës. Elitat e reja duhet të jenë si elita konkurruese.
Është koha për protesta sot?
Ka qenë dhe është gjithmonë. Ne kemi bërë protesta edhe kur kemi pasur probleme të brendshme. Arsyet për të bërë protesta janë të mëdha.
Rama ikën me protesta?
Rama duhet të ikë se nuk ka më moral të qëndrojë. Në qoftë se nuk ikën, duhet të ikë me protesta. Domosdoshmëria për të ikur ai nuk është shprehja ime, është domosdoshmëri e gjendjes sot në Shqipëri. Me votë ai nuk ikën se e kemi provuar, e kam provuar dhe unë.
()
“AlbaniaWeb.net”