Mon, Nov 25, 2024

“Nafta në Maqedoni 121 lekë”, Vasili: Në Shqipëri çmimi mbetet shumë i lartë, si grabiten çdo ditë shqiptarët e lënë jetim nga qeveria e tyre

  • PublishedJuly 15, 2023

TIRANË

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar sot çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, me një diferencë prej mbi 50 lekësh të reja.

Vasili shkruan se kursi i dollarit bie poshtë e më poshtë, çmimi i naftës në bursa po ashtu, por në Shqipëri çmimi mbetet shumë i lartë.

Sipas tij, në Maqedoni ka një qeveri të përgjegjshme, ndërsa në Shqipëri ka një qeveri peng të monopoleve dhe oligarkëve.

POSTIMI I PLOTË
Ah sikur të ishim sa Maqedonia!!
Nafta në Maqedoni 121 lekë/litri në Shqipëri 179 lekë/litri!
Kursi i dollarit bie poshtë e më poshtë, çmimi i naftës në bursa po ashtu, por në Shqipëri çmimi mbetet shumë i lartë.
Në Maqedoni një litër naftë kushton 72.5 denarë ose 121 lekë litri.
Ndërsa në Shqipëri arrin deri në 179 lekë litri.
Diferenca është kaq e madhe sa që të lë pa gojë.
Maqedonia duket një parajsë, ndërsa në të kundërt Shqipëria një ferr i vërtetë.
Në Maqedoni ka një qeveri të përgjegjshme, ndërsa në Shqipëri ka një qeveri peng të monopoleve dhe oligarkëve.
Ky është realiteti dhe kuptohet shumë lehtë se si grabiten për çdo ditë shqiptarët e lënë jetim nga qeveria e tyre.

Vasili Fb
Vasili Fb

AlbaniaWeb.net