I shpallur në kërkim nga Shqipëria për mashtrim, arrestohet pas 14 vitesh 50-vjeçari, fshihej në Greqi
Prej 14 vitesh, autoritetet shqiptare ishin në kërkim të një të 50-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer mashtrim në vitet 2008-2009, por kishte arritur të arratisej në Greqi ku fshihej në Nafplion.
Aty ai u lokalizua nga Policia e Sigurimit, e cila konstatoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e prangosi mbrëmjen e së premtes.
50-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Nafplionit, ku është vendosur ndalimi i tij deri në përfundimin e procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.
“AlbaniaWeb.net”