Thu, Nov 28, 2024

Intervista dyshe/ Çik & Tomori: Kemi cilësi, Milani do t’ju surprizojë

  • PublishedJuly 16, 2023


Intervista dyshe/ Çik & Tomori: Kemi cilësi, Milani do t’ju surprizojë

16 July, 2023

16 July, 2023

Nga skena e eventit të organizuar nga AC Milan dhe “BMW”për të festuar rinovimin e partneritetit, Ruben Loftus-Çik dhe Fikajo Tomori flasin për ribashkimin e tyre në Milano, pasikanë qenë bashkë në ekipin e të rinjve të Çelsit.

SI NDIHENI TANI QË JENI PËRSËRI BASHKË NË NJËSKUADËR?

Loftus-Çik: Nuk e mendoja se do të kryqëzoja rrugët meFikun në Itali. Kur ishim të vegjël mbërritëm te Çelsi së bashku në moshën 9-10 vjeç. Shkonim në qendrën sportive sëbashku. Jam i lumtur që mund të takohem sërish në një klubtë madh si Milani.

Tomori: Edhe unë jam i lumtur, e di çfarë cilësie ka Rubenidhe jam shumë i lumtur që është me ne. Jam i bindur se do tëna japë një dorë të madhe.

SI KA SHKUAR GRUMBULLIMI?

Loftus-Çik: Kam vetëm pak ditë në grup e po mundohem tënjoh djemtë. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë, por jam ishqetësuar për gjuhën, ndaj po mundohem ta mësoj sa mëshpejt. Do të më ndihmonte shumë për të kuptuar më mirëtrajnerin dhe lëvizjet me shokët në fushë.

Tomori: Ditët e para janë pak të lodhshme, por nga përvojamund të them se gjithçka do të vijë duke u përmirësuar. Grupiështë fantastik dhe kjo e bën punën fizike disi më të lehtë.

ÇFARË PRISNI NGA SEZONI JUAJ?

Loftus-Çik: Tashmë ndihem i qetë në Milano, më pëlqenstili dhe kultura e qytetit. Pastaj qendra stërvitore është fantastike, jam shumë i lumtur që jam te Milani.

Tomori: Shpresoj të kemi një sezon shumë të mirë. Çdo vitbëhet më e vështirë se një vit më parë, por ne kemi një ekipcilësor dhe jemi të emocionuar. Nuk jemi ende me të gjithëorganikën e plotë, por deri më tani të gjithë djemtë më janëdukur të karikuar.

CILËT JANË OBJEKTIVAT SEZONALË?

Loftus-Çik: Në një klub si Milani nuk mund të jesh i kënaqurkurrë. Gjithmonë të kërkohet më shumë e duhet bërë mëtepër. Ne do të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje enë fund do të shohim se çfarë do të kemi arritur.

Tomori: Uroj të jetë një vit pozitiv. Vjet patëm disa problemenë fazën e dytë dhe kemi mësuar nga gabimet. Do të mundohemi të mos i përsërisim e të mbyllin sezonin me ndonjëkënaqësi të madhe për veten dhe tifozët..

KENI NDONJË MESAZH PËR TIFOZËRINË?

ÇFARË PRISNI NGA SEZONI JUAJ?

Loftus-Çik: Deri tani kanë qenë shumë të dashur dhe shpresojqë të jenë po kaq nxitës gjatë ndeshjeve. Kur kam luajtur në”San Siro” kundër Milani atmosfera ka qenë fantastike dheuroj ta provoj sa më parë.

Tomori: E di lidhjen e tyre me skuadrën dhe jam i bindur qëdo të jenë aty duke na mbështetur pa kushte. Uroj t’ia shpërblejmë të gjithë përkushtimin dhe dashurinë që na dhurojnë.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net