Tue, Nov 26, 2024

I arrestuar për korrupsion, KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

  • PublishedJuly 17, 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Po ashtu Hasës i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata. Ky i fundit përfitonte deri më tani 80% të pagës.

Kujtojmë se më 31 maj 2021 Gjykata e Posaçme, e dënoi atë me 2 vite burg që u konvertua në 4 vite shërbim prove për akuzën e “korrupsionit” ndërsa u shpall i pafajëshëm për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

AlbaniaWeb.net