Tue, Nov 26, 2024

Ligji për mjekët e rinj pritet me kritika në Kuvend

  • PublishedJuly 17, 2023

dhe ai për Media dhe Edukim diskutuan të hënën projektligjin e qeverisë për mjekët e rinj, që tenton të ndalojë eksodin e mjekëve duke i kushtëzuar ata me kontrata paraprake detyruese për të punuar në Shqipëri.

i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri përpara se të marrin diplomën, një kusht që po kundërshtohet përmes protestave nga studentët, dhe që u kritikua dhe nga deputetë të opozitës si cënim i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Projektligji u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit duke i paraprirë vitit të ri akademik, edhe pse ministrja e Arsimit, tha se nuk ishin akoma në kushtet e një emergjence kombëtare për mungesë mjekësh.

“Nuk jemi në emergjencë, por mund të jemi pas 2 vitesh ose më vonë,” tha ajo në Komisionin e Ligjeve, por pranoi nëpërmjet shifrave që kushtëzimet e parashikuara në ligj vinin nga nevoja për më shumë mjekë në sistemin shëndetësor.

“Aktualisht kemi 5400 mjekë në sistem, që i bie 1.93 mjekë për 1000 banorë, shumë larg vendeve të OECD,” tha Kushi.

Sipas ministres së Arsimit, shkalla e emigracionit ishte 20 për qind e mjekëve të diplomuar dhe se nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së, SHBA, Britani e Madhe e Kanada, janë larguar 1200 mjekë në vitet e fundit.

Ajo këmbënguli se projetkligji kishte dy objektiva; motivimin e mjekëve të rinj që të punonin në Shqipëri  dhe gjetjen mekanizmit për të parandaluar emigracionin e mëtejshëm të tyre.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin dhe fajësuan qeverinë se nuk ka marrë masa të tjera, si rritje pagash dhe përmirësim infrastrukture për ta bërë punësimin në vend një ofertë ndaj  eksodit të mjekëve.

Deputetja kërkoi që studentët të dëgjoheshin si palë e interesuar gjatë seancës me ministren, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga mazhoranca.

“Cili është qëllimi i inciativës tuaj?” iu drejtua ajo ministres, duke shtuar se “nuk keni marrë parasysh interesat e studentëve”.

Kushi këmbënguli disa herë se kontrata nuk ishte detyruese dhe se studentët mund të zgjidhnin të paguanin kostot e studimit nëse nuk e firmosnin, por ajo nuk dha një shifër se sa ishte kostoja e një viti akademik në Mjekësi.

“Këshilli i Ministrave do të miratojë metodologjinë e përllogaritjes së kostos dhe do të jetë universiteti që do të nxjerrë në bazë të saj koston për çdo vit akademik,” tha ajo.

Deputeti i PS-së e vlerësoi në tërësi ligjin, por ngriti pikëpyetje mbi kufizimin e dhënies së diplomës dhe masat që qeveria po merr për profesione të tjera që mund të rrezikohen nga emigrimi.

“Mund të kishim gjetur klauzola të tjera që ta detyronim studentin të respektonte marrëveshjen, pa i ndaluar dhënien e diplomës,” tha ai, por Kushi u përgjigj se ishte e hapur të pranonte një zgjidhje tjetër efektive që mund të propozonte komisioni.

Duke përdorur terminologjinë “Trajtimi i veçantë” dhe “Punësim me prioritet”, në fakt projektligji parashikon klauzola detyruese për gjithë studentët e rinj dhe për ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

Nëpërmjet marrëveshjeve qeveri-student, kandidatët për degën “Mjekësi e Përgjithshme” do të duhet të bien dakord që diplomën ta tërheqin vetëm pas përmbushjes së kushtit të punësimit jo më pak se 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas përfundimit të studimeve. Detyrimi për punësim përfshin sektorin publik dhe atë privat.

“Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare,” thuhet në projektligj.

Parashikimet ligjore prekin dhe studentët e tjerë nga viti i dytë deri në të katërtin, të cilët do të jenë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje para nisjes së vitit të ri akademik duke pranuar të punojë jo më pak se 3 vite në vend.

Ndërsa për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, detyrimi i punësimit në Shqipëri është deri në 2 vite.

Për ata studentë që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë do të aplikohet pagesa e vlerës së plotë të kostos së studimeve, e cila nuk bëhet e ditur në projektligj.