Përgatitjet për sezonin e ri, Teuta barazon në miqësore
Teuta vijon përgatitjet për sezonin e ri. Durrsakët janë zhvendosur në Bullgari, teksa ditën e sotme luajtën një ndeshje miqësore.
Të besuarit e Diego Longos nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj një kundërshtari si Brera Strumica. Golat për Teutën u realizuan nga Fili dhe Daci, përkatësisht në minutat 44’ dhe 48’të.
Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Peposhi Gjumsi, Vila, Cyrbja, Fili. U aktivizuan: Vata, Kurti, Muka, Damini, Gjinollari, Cejku, Boci, Tepshi, Arifi, Demiecani, Daci
()