Pesë Arsye Përse Duhet të Bëni Dush të Ftohtë – Çfarë i Ndodh Organizmit
Me hir apo me pahir, dushi i ftohtë mund të jetë një bekim për trupin e njeriut.
Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, pesë prej të cilave i gjeni të renditura në këtë artikull të AgroWeb.org
Më Shumë Energji
Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues.
Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak.
Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gjak.
Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës.
Qarkullimi Më i Mirë i Gjakut
Uji i ftohtë nxit gjakun që të rrethojë organet në përpjekje për të mbajtur trupin të ngrohtë.
Kësisoj gjaku qarkullon mjaft mirë falë enëve të zgjeruara të gjakut.
Një praktikë e tillë përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës.
Rimëkëmbja e Muskujve
Sportistët bëjnë gjithmonë dush me ujë të ftohtë pas stërvitjes ose ndeshjes.
Ekspertët besojnë se dushi me ujë të ftohtë pas një aktiviteti fizik u bën mirë muskujve dhe zbut dhimbjen e stërvitjes.
Shëndeti i Flokëve Dhe Lëkurës
Uji i ngrohtë ka tendencën të përthajë lëkurën dhe të largojë prej saj vajrat natyralë.
Uji i ftohtë nga ana tjetër e bën lëkurën më të mbledhur ndërkohë që qarkullimi i përmirësuar i gjakut mundëson flokë plot shkëlqim e lëkurë të shëndetshme.
Rënia Nga Pesha
Ka shumë ekspertë që besojnë se dushi i ftohtë mund të të ndihmojë për rënien nga pesha.
Teoria e dushit të ftohtë për rënien nga pesha bazohet në aftësinë e trupit për të ndenjur ngrohtë.
Kur njeriu është i ekspozuar ndaj të ftohurës ekstreme, trupi është i detyruar të djegë më shumë kalori teksa përpiqet të vetëngrohet.
E njëjta ide vlen edhe për përshpejtimin e metabolizmit duke pirë ujë të ftohtë.
Kjo për arsye se trupit i duhet të punojë fort për të rritur temperaturën e brendshme. /AgroWeb.org