Mon, Nov 25, 2024

Skënder Gjinushi pranon se i ka përfunduar mandati në krye të Akademisë së Shkencave, por zgjedhjet do të mbahen… në fund të vitit

  • PublishedJuly 17, 2023

Skënder Gjinushi ka pranuar se mandati i tij në krye të Akademisë së Shkencave ka përfunduar, pasi ditën e sotme në një njoftim për mediat bëhet me dije se do të mbahen zgjedhje, por… në fund të vitit.

Në njoftimin zyrtar nga ASH, thuhet se Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit.

Njoftimi i plotë:

Për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e Kryetarit dhe zëvendëskryetarit, ato do të zhvillohen konform Ligjit 53/2029 për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht, neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit.

Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit.

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”

AlbaniaWeb.net