“Ahmetaj”/ U kërkua mocion me debat me Ramën në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve rrëzon dy kërkesat e PD
Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit, ku për rreth një orë diskutoi mbi kërkesat e opozitës, ndërsa rrezoi dy kërkesat e saj. Të premten deputetë të PD-së depozituan në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat mbi temën e inceneratorëve.
Ndërkohë dje kreu i grupit të PD-së, Gazmend Bardhi depozitimin nga ana e tij një kërkesë për zhvillimin e interpelancë urgjente me Ramën për çështjen inceneratorëve dhe sa i takon zhvillimeve nisur nga vendimi i Kuvendit për lejimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit.
Por pavarësisht kërkesave, maxhoranca ka vendosur që mos t’i marrë parasysh ato.
()