“Çmimi i duhanit dhe kafesë nuk ka ndryshuar”, Lapaj: Qeveria është e kujdesshme, do të shkaktohej revoltë
Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për rritjen e çmimeve në vend.
Lapaj komentoi çmimin e duhanit dhe kafesë, të cilët nuk kanë pësuar rritje, ku tha se qeveria po tregohet e kujdesshme pasi e di që do të shkaktohej një revoltë.
“Paga nuk është tregues, është një e dhënë, po jo tregues. Më thotë dot njeri se çfarë i mungon këtij vendi që Shqipërisë i mungon x ton qumësht në vit? Kjo nuk ndodh se janë sektorë monopole, të ndonjë ministër, ish-kryeministri, të afërm e tyre që po çdo kg, i fusin te cica paratë.
Këtu një pjesë e prodhimit shkon dëm, por ndryshe nga Greqia që i dol zot popullit të vetë, këtu nuk ka skema të tilla.
Te kafeja dhe te duhani qeveria është e kujdesshme pasi e dinë që mund të shkaktoj në revoltë të madhe”, u shpreh Lapaj.