Dështimi në Champions, trajneri i Strugës: Ishim pranë kualifikimit historik, skuadra tregoi nivel
Struga dështoi të kalonte në turin e dytë të Champions League, teksa pësoi disfatë 1-2 nga Zalgiris. Pas ndeshjes dha mendimin e tij trajneri i skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Shpëtim Duro.
“Ishim pranë një kualifikimi historik, ishte mundësia, por në momentet me vendimtare skuadra humbi përqendrimin, sidomos në pësimin e golit të barazimit.
Barazimi na prishi gjithçka, po përgatitesha për ndërrimet. Edhe mund të barazonim. Më vjen keq, sepse bëmë një ndeshje të mirë, kaluam në avantazh në një moment pozitiv, por u barazuam shpejt dhe nuk na u la kohë për të menaxhuar epërsinë.
Diferenca me Zalgirisin: “Pavarësisht eliminimit, treguam nivel, kundërshtari ynë është në kampionat e sipër, kurse për ne ishte ndeshja e dytë zyrtare. Skuara ka bërë debutim fantastik, sigurisht që kualifikimi do të ishte super fantastik”.
Ndeshja e radhës, përballë Buducnostit: “Është kampion i Malit të Zi, kundërshtar shumë serioz, por ne do të vazhdojmë për më të mirë. Ky ishte fati ynë. I inkurajova çunat pas ndeshjes, ishte debutim historik dhe duhet të shohim para” – Tha Duro. Struga do luajë në turin e dytë të Conference League.
()