“Gërdeci”, ish-ministri Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO
Ashtu siç ishte përcaktuar, u zhvillua sot procesi gjyqësor për çështjen ‘Gërdeci’.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se në gjyqin e radhës u thirrën si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit. Ndërkohë, ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO.
Në gjykimin e zakonshëm, avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët. Po ashtu edhe pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec. Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.
Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.
()