Tue, Nov 26, 2024

Goditi me sende të forta xhaxhanë, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë. Pranga dhe dy vëllezërve në Sarandë

  • PublishedJuly 18, 2023

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohej se kishte dhunuar me sende të forta xhaxhain e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. M.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 45 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër). Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin L. Xh., 59 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

AlbaniaWeb.net