Mbrojtësi lë Napolin për Bayern Munchen, falenderon tifozët: Do të jeni gjithmonë në zemrën time
Mbrojtësi Kim Min-Jae do të largohet nga Napoli, pas vetëm një sezoni te kjo skuadër. Futbollisti 26-vjeçar do të bashkohet me Bayern Munchen dhe përpara zyrtarizimit si lojtar i bavarezëve, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë për mbështetjen.
“Përshëndetje, unë jam Minjae Kim dhe jam duke dërguar këtë mesazh për të gjithë tifozët e Napolit që kanë dhuruar dashuri dhe mbështetje për mua në këtë periudhë. Falë jush, Scudetto u bë e mundur pas shumë vitesh. Për tifozerinë, për Spallettin, për shokët e mi të skuadrës, dua të shpreh mirënjohjen time. Pavarësisht se ku jam apo ku shkoj, do ta kujtoj Napolin dhe do të bëj tifo për ta. Faleminderit. Forca Napoli përgjithmonë” – Shkruajti ai.
()