Partizani në kërkim të kualifikimit, publikon titullarët për ndeshjen ndaj Bate Borisov
Partizani do të kërkojë kualifikimin në turin e dytë të Champions League, në ndeshjen ndaj Bate Borisov, takim ky që do të luhet në Hungari. Sfida e parë, e luajtur para disa ditësh, është mbyllur me shifrat 1-1.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç ka vendosur që të luajë me Da Silva dhe Mba në sulm. Në mesfushë ka emra të rëndësishëm si Murataj dhe Mehmeti, ndërsa në prapavijë spikat Sota.
Bate Borisov i ka besuar ofensivën Dmitri Antilevski. Nga krahët për skuadrën bjelloruse luajnë Kontsevoy dhe Malkevich
FORMACIONET ZYRTARE:
Bate Borisov: Kudravets, Nechaev, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Gromyko, Bocharov, Grechikho, Malkevich, Kontsevoi, Antilevski.
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Saliou, Sota, Hadroj, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Cara, Mba, Da Silva.
()