Reforma e Champions League, UEFA paralajmëron Premier League dhe Federatën Angleze
UEFA konfirmoi datat e kalendarit të ri të garave evropiane për sezonin 2024/2025, i cili përkon me reformën e Champions League në 36 ekipe, dhe kujtoi se ligat duhet të shmangin ndeshjet gjatë javës që përkojnë me sfidat e këtij kompeticioni, Europa dhe Conference League.
Organi më i lartë i futbollit evropian i drejtohet veçanërisht Premier League dhe Federatës Angleze të Futbollit, që sezonet e fundit kishin anashkaluar këtë thirrje.
Për më tepër, ndeshjet e sezonit të fundit të fazës së 1/16-të të Champions League, Bruges-Benfica dhe Dortmund-Chelsea, përkuan me një ndeshje të nivelit shumë të lartë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, gjë që padyshim e bëri më pak të rëndësishme kompeticionin kryesor evropian.
Liga e re e Kampionëve do të ketë katër skuadra të tjera dhe dy ndeshje më shumë për të gjithë në fazën e parë. Champions League do të nisë në javën 17-19 shtator 2024 dhe do të ketë si risi dy ditë shtesë në janar, më 21 ose 22 dhe me 29.
Do të ketë një raund të 1/16-të mes 11 dhe 20 shkurtit dhe më pas do të luhen raundet e zakonshme deri në arritjen e finales së madhe të Champions League, e planifikuar për 31 maj 2025. Europa League do të jetë më 21 maj dhe ajo e Conference League më 28 maj.
()