VIDEO/ Shqiptari që është një hap larg UFC, Veliaj në mbështetje të mundësit Ndregjoni: Mezi presim që të shkëlqesh
Mundësi Vilson Ndregjoni është nga ata që ka kontribuar shumë për sportin shqiptar. Ai është shpallur 4 herë kampion kombëtar në vitet 2009-2011, ndërsa u shpall kampion për të rritur në peshën 65 kg nga viti 2011 deri në vitin 2015. Ndregjoni mbahet mend për përfaqësimet e bëra si kuqezi, si në Botëror ashtu edhe në Europian.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar suksese atij në të ardhmen, pasi Ndregjoni është vetëm një hap larg UFC.
“Çunat si Vilson Ndregjoni janë të rrallë! ????
Ai ka qenë kampion në mundje në ???????? Shqipëri për 17 vjet, si dhe kampion MMA në Amerikë ????????. Sot Vilsoni është shqiptari i parë një hap larg UFC. ????
Mezi presim që të gjithë çunat dhe gocat, që sot e kanë ngritur emrin e Shqipërisë, e sidomos Tiranën, në nivelet më të larta kudo në botë, të shkëlqejnë ashtu si Vilsoni dhe gjithë shokët e tjerë!
Suksese miku im në ndeshjen e rradhës më 2 Shtator, në Paris!” – Shkruan Veliaj. Kujtojmë që Ndregjoni është kampion MMA në Amerikë.
()