ZYRTARE/ Bayern Munchen “blindon” prapavijën, firmos me mbrojtësin kampion
Ashtu siç pritej, Min-Jae Kim është lojtari më i ri i Bayern Munchen. Klubi kampion i Gjermanisë ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin, nëpërmjet një video në rrjetet sociale.
26-vjeçari vjen pas një përvoje te Napoli, ku për një sezon ishte shtylla e skuadrës. Kim ka luajtur më parë për ekipe si Jeonbuk, Beijing Guoan dhe Fenerbahce.
Transferimi i tij te Bayern Munchen ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Tomas Tuchel. Kështu, bavarezët “blindojnë” prapavijën dhe tashmë rivaliteti në këtë repart është mjaft i madh.
Për futbollistin janë paguar 50 milionë euro dhe kontrata parashikohet të zgjasë deri në vitin 2028.
()