Wed, Nov 27, 2024

Afera e inceneratorëve / “Ka emra të tjerë”, avokati Gjokutaj: Dyshohet se Ahmetaj ndodhet në Katar, zv.kryeministri preu biletën për Itali, por…

  • PublishedJuly 19, 2023

Avokati Genc Gjokutaj në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 foli për aferën e inceneratorëve.

Gjatë kësaj interviste ai theksoi se sekuestrimi i banesave të  ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj tregoi që janë produkte të një krimi, përfitime të paligjshme, ndërsa shtoi se emra të tjerë po qarkullojnë.

Gjithashtu shtoi se nga ana e SPAK nuk po ndiqet radha e pasurive apo personave të përfshirë në këtë aferë.

“Hotelet apo qerasjet ishin çelësi që hapën Kutinë e Pandorës, por është tronditëse mënyra se si janë trajtuar paratë publike, apo se çfarë produkti ka prodhuar. Kjo është ulëritëse SPAK e ka në dorë, por ka ecur me shpejtësi si të kërmillit për çështjen e inceneratorëve”, tha ai.

Më tej shtoi se procesi pa të pandehur është një proces formal, ndërsa shtoi se këtë proces nuk e ka bërë misterioz ikja e Arben Ahmetajt, por e keqa e gjithë kësaj historie është se SPAK ka krijuar një proces të ndarë në 3 pjesë, gjë së sipas tij veprimet duhet të ishin bërë të bashkuara.

“Urgjenca e SPAK bëri edhe që opozita të ushtronte presion, me qëllim që të kishte arrestime dhe kontrolle të merreshin. SPAK thotë e kam dërguar në gjykatë, por është gjykata që nuk vepron. Përse gjykata ka dhënë leje për kontrollin e banesave, por nuk ka dhënë vendim në lidhje me arrestimin e Arben Ahmetajt. Por kërkimi kombëtar apo ndërkombëtar fillon pasi vendimi të jetë marrë me akt të shkruar. Mendoj që SPAK nuk e ka dorëzuar kërkesën, por mbetet për t’u parë. Disa thonë është në Angli, por nga burime tepër të besueshme thonë se ndodhet në Katar. Avokatët janë në funksion të tij. Ai preu edhe një biletë avioni për në Itali dhe nuk e përdori. Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari janë bërë strehë të krimit”, ka thënë Genc Gjokutaj.

Gjatë intervistës ai gjithashtu theksoi se Katari është një strehë më e sigurt se Anglia.

“A e ka të sigurt Ahmetaj që në Angli do ti miratohet kërkesa për azil? Por në shtete të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrimin atje e ka më të sigurt se sa në Mbretërinë e Bashkuar.

()

AlbaniaWeb.net