BE pezulloi fondet për bujqësinë, Klevis Balliu e denoncoi një vit më parë: Pasojë e korrupsionit të qeverisë së Ramës (VIDEO)
Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Sipas delegacionit të BE, pezullimi është bërë pas një hetimi të bërë nga ata, pas akuzave për korrupsion për zbatimin e fondeve IPARD II.
Klevis Balliu rreth një vit më parë paralajmëroi publikisht këtë ngjarje nëpërmjet një komunikimi për mediat. Balliu ka risjellë në vëmendje deklaratën e tij, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si autor të skemës së vjedhjes së fondeve IPARD për inceneratorin e Tiranës.
REAGIMI:
BE ndalon fondet IPARD për bujqësinë në Shqipëri, si pasojë e korrupsionit të qeverisë të Edi Ramës.
Në datë 8 gusht 2022 Partia Demokratike ka paralajmeruar këtë ngjarje,në denoncimin për Edi Ramën dhe Erjon Veliajn si autorët e skemës së vjedhjes të fondeve IPARD për inceneratorin e Tiranës.
Deklarata e datës 8 Gusht 2022
Kujtojmë se bëhet fjalë për fondet e programit IPARD II për periudhën 2014-2020, kohë kur në pushtet është PS-ja.
()