Thu, Nov 28, 2024

Dikur jetonte në Londër, viktima e atentatit në Balldre banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u vra

  • PublishedJuly 19, 2023

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me 42-vjeçarin Nikolin Lekstakaj, i cili ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Balldre të Lezhës në një atentat me armë zjarri.

Sipas raportimit të gazetarit Elidon Ndreka, Lekstakaj banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash.

Mësohet se Nikolin Lekstakaj, i cili u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë kishte jetuar në Londër.

Sipas banorëve të zonës ai nuk njihej si një person problematik, ndërsa në përditshmëri angazhohej me blegtori.

AlbaniaWeb.net