E famshme edhe në Itali, “Mediaset”: Jori Delli bën tifo për Milanin
Ajo nuk ishte e panjohur edhe më parë në Itali, por pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania 2 e ka arritur edhe më shumë famën. Fjala është për Jori Dellin, modelen dhe influencuesen e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare.
Gjiganti mediatik Mediaset i ka dedikuar një artikull 27-vjeçares, e cila kohët e fundit po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta pas përfundimit të spektaklit në maj.
Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo-s, ish-trajner i Torinos dhe Livornos, por skuadra e saj e preferuar është Milani dhe bën tifo vetëm për ngjyrat kuqezi.
Në gusht të 2019-s, modelja shqiptare ishte protagoniste në një spot reklamash me dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Jori ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në botën e sportit me reklama të ndryshme, pasi ajo vetë merret me fitnes dhe gjimnastikë, për këtë mjafton të shohim linjat perfekte të trupit të saj.
()