Gol në Champions League, Xhixha protagonist me Qarabag
Redon Xhixha ia ka dalë të shënojë gol me fanellën e Qarabag. Sulmuesi shqiptar “tundi rrjetën” në minutën e 49-të, në ndeshjen që skuadra nga Azerbajxhani po luan në Champions League ndaj Lincoln.
25-vjeçari numëron 13 ndeshje me Qarabag. Xhixha ka luajtur më parë 2 sezone për Laçin, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur edhe eksperienca me Tiranën. Futbollisti u transferua te skuadra azere në janar të vitit 2023, me operacionin që kushtoi 550 mijë euro, para të cilat shkuan në arkat e bardhebluve të Tiranës.
()