Wed, Nov 27, 2024

Inceneratorët/ Kush ishte ‘mysafirja?”, si e kaloi Mirel Mërtiri dhomën e hotelit në Itali në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt

  • PublishedJuly 19, 2023

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në dokumentin e siguruar nga “” shihen veprimet e kryera mes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos për aferën e inceneratorëve.

Nga hetimet janë zbuluar të dhëna rreth rezervimeve dhe pagesave ku ka rezultuar se fillimisht Mirel Mërtiri e kishte rezervuar hotelin në Itali në emër të tij, më pas e ka ndryshuar dhe është vendosur në emër të bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit të Arben Ahmetajt.

Në dosje bëhet me dije se në datën 06.09.2016 ora 15.18.21 Mirel Mërtiri i ka përcjellë Klodian Zotos një email titull “Booking-u juaj në Mandarin Oriental Milan” ku bashkëlidhur është një booking në këtë hotel I kryer në datë 06.09.2016 ora 03: 17 PM për rezervim për shtetasen E.H, për shumën 2. 623. 50 euro për periudhën 08.09.2016 deri më 11.09.2016. Ndër më datë 09.09.2016 ora 11:04 Mirel Mërtiri i dërgon Klodian Zotos një email me titull; “Bokking-u juaj i modifikuar për Mandarin Oriental Milan” ku konstatohet se periudha është 09.09.2016 deri më 11.09.2016 me çmim 2.730 euro. Mysafire E.H, ndërkohë që më parë ishte Mirel Mërtiri.

Në email-in e shtetasit Klodian Zoto më datë 09.09.2016 ka rezultuar se nga adresa e email-it tema e subjektit; Mandarin Oriental Milan, shtetasi Klodian Zoto është falënderuar për dërgimin e formularit të kartës së kreditit për rezervimin e dytë të zonjës H. Konkretisht të dhënat e hotelit janë Manderin Oriental Hotel, Milano, me adresë Via Andegari 9-20121 Milano, Itali.

()

AlbaniaWeb.net