Inter me “piston” të ri, Juan Cuadrado paralajmërohet nga “Curva Nord”
Juan Cuadrado është afrimi më i ri i Interit. Pasi zbarkoi në Milano mbrëmjen e së martës me një fluturim të planifikuar nga Madridi, kolumbiani kreu vizitat mjekësore të mërkurën dhe më pas nënshkroi një kontratë vjetore me vlerë 2.5 milionë euro neto në sezon.
Ish-lojtari i Juventusit u prit me një pankartë të qartë nga Curva Nord: “Deri më tani ke bërë gjithçka për të të urryer, nëse dëshiron diçka tjetër, duhet ta demonstrosh.” Në një farë mënyre, tifozët presin që ai ta tregojë në fushë dhe me vepra se ato që kanë ndodhur te Juventus, i përkasin së shkuarës.
Cuadrado do të zërë rolin e zëvendës Dumfries në skuadrën zikaltër, duke pasur parasysh përvojën e 35-vjeçarit dhe pëlqimin e Simone Inzaghit. Me ardhjen Cuadrados, Inter përforcon krahun e djathtë, një lojtar që shtyn shumë përpara dhe merr merr pjesë në finalizim, teksa gjuan me të dyja këmbët.
Një profil që i kishte munguar Interit vitet e fundit. Dyshimi i vetëm është mosha e kolumbianit, prandaj edhe klubi ka firmosur vetëm për një vit. Nëse forma e Cuadrados-s do të jetë e mirë, atëherë do të shtyhet edhe për një vit tjetër. Tashmë Inter do të hidhet në sulm për të gjetur të paktën në bomber, pasi nga ekipi janë larguar Lukaku dhe Dzeko.
()