Kaloi te Bayern Munchen, flet Kim: Dua të fitoj sa më shumë tituj, po jetoj një ëndërr
KimMin-Jae është futbollist i Bayern Munichut. Pas njoftimit zyrtar të marrëveshjes së tij me klubin bavarez deri në vitin 2028, mbrojtësi koreano-jugor tha fjalët e para në mikrofonat zyrtare të klubit.
“Bayerni është ëndrra e çdo futbollisti. Me të vërtetë po pres me padurim gjithçka që më pret në Monako. Për mua do të thotë një fillim i ri, këtu do të vazhdoj të rritem. Në bisedat me klubin u kuptua menjëherë se sa i madh ishte interesimi për mua. Qëllimi im i parë është të luaj shumë ndeshje. Gjithashtu, dua të fitoj sa më shumë tituj” – Tha lojtari i ardhur nga Napoli.
()