Kishin zënë hapësirat publike, policia sekuestron qindra shelzongë e çadra në Manzë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat, u konstatuan 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 3 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:
-Xh. Gj., 26 vjeçe, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;
-A. B., 54 vjeç, pasi kishte vendosur 84 shezlongë dhe 42 çadra, pa lejen përkatëse;
-I. I., 49 vjeç, pasi kishte vendosur 168 shezlongë dhe 84 çadra, pa lejen përkatëse.
Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.