Mon, Nov 25, 2024

Mbappe stërvitet i qetë, “injoron” Al Khelaïfi-n, nuk ka frikë nga ultimatumet

  • PublishedJuly 19, 2023

E ardhmja e Kylian Mbappe po shkon në interesin e tij, duke synuar përmbushjen e vitit të fundit të kontratës dhe mosekzekutimin e klauzolës së rinovimit, që skadon më 31 korrik. Mbappé nuk ka asgjë për të vendosur.

Në atë letër që dërgoi në zyrat e PSG-së, talenti shprehu qartë qëllimin e tij për të mos rinovuar. Të martën, në stërvitjen e parë, presidenti i PSG-së u përpoq të tërhiqte vëmendjen e Mbappe përmes një fjalimi, në të cilin theksoi se askush nuk është mbi klubin.

Mbappé nuk e prishi terezinë. Kapiteni i kombëtares franceze nuk ka deklaruar në asnjë moment se dëshiron të largohet nga Parisi. Ai thjesht ka pranuar vitin e fundit të kontratës, pasi në të kundërt do të hiqte dorë nga një bonus besnikërie që shkon në 80 milionë euro.

Afati i Al Khelaïfi është zhvendosur nga 15 në 31 korrik. Presidenti e di se koha po ecën kundër tij dhe se ai nuk ka fuqi apo kompetencë për të detyruar largimin e më të paguarit në skuadër. Më 31 korrik, pikërisht, lojtari do të marrë gjysmën e bonusit të besnikërisë, 40 milionë euro, diçka që mund të ulë çmimin e tij në një transferim hipotetik.

Mbappé të shtunën do të marrë fluturimin drejt Japonisë për të luajtur turin aziatik. PSG rrezikon t’i kthehet gjithçka përmbys. Lënia e tij në stol do të nënkuptonte një tërmet në Francë, vendi që e vlerëson dhe e adhuron. Gjithçka për momentin po shkon në favor të yllit francez.

()

AlbaniaWeb.net