Pezullimi i fondeve për bujqësinë nga BE, nënkryetarja e PL: Do cenojë gjithë sektorin dhe investimet evropiane në vend
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur në lidhje me pezullimin e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë nga BE për shkak të korrupsionit.
Xhixho u shpreh se kjo është një ngjarje shumë e rëndë që do të cenojë jo vetëm investimet që jep BE ndaj Shqipërisë, por edhe sektorin e bujqësisë që është jetik për vendin.
Postimi i plotë:
BE ka pezulluar fondet e bujqësisë për Shqipërinë për shkak të korrupsionit.
Ngjarje shumë e rëndë që do të cenojë jo vetëm investimet që jep BE ndaj Shqipërisë, por edhe sektorin e bujqësisë që është jetik për vendin.
Në fjalën time në Këshillin e Integrimit Europian, u ndala te nismat e qeverisë, të cilat kanë rëndë ndesh me politikat e Bashkimit Europian
????Projektligji për aminstinë fiskale ishte muaj më parë sipas KE një nismë e dëmshme, me potencialin për ta lënë Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave.
????Rasti i portit të Durrësit. BE tërhoqi një grant prej 28 milionë eurosh, i planifikuar për zhvillimin e projektit, për shkak të paqartësive të mëdha për të.
????Legalizimi i kanabisit. Me forcën e kartonave, maxhoranca do të miratojë nesër legalizimin e kanabisit. Sipas BE, ligji ka mangësi të theksuara që lidhen me organigramën e agjencisë që do të kontrollojë subjektet e licencuara, ka paqartësi për procedurat e dhënies së licencave dhe transferimit të tyre te palët e treta, nuk garanton shmangien e monopoleve, nuk përcakton qartë kriteret e funksionimit të laboratorëve, ka paqartësi për të dhënat që do të jenë të aksesueshme nga publiku dhe në fund, niveli 0.8% THC i parashikuar për bimën e kanabisit për qëllime industriale është më i lartë se në BE në kontekstin e Politikës së Përbashkët Bujqësore (0.3%).
???? Në fund u ndala te lajmi për pezullimin e fondeve të BE për bujqësinë për Shqipërinë për shkak të korrupsionit. Fondet IPARD janë shumë të rëndësishme dhe jetike për bujqësinë dhe vendin. Duke pasur në konsideratë rolin e ri të Këshillit të Integrimit europian, të thirret në dëgjesë urgjente ministrja e Bujqësisë për të raportuar për këtë të dhënë që qarkullon në media.
Është një ngjarje shumë e rëndë që do të cenonte jo vetëm investimet që jep BE ndaj Shqipërisë, por edhe sektorin e bujqësisë që është jetik për vendin.