Vllaznia hedh vështrimin tek skuadra e të rinjve, afron dy lojtarë
Vllaznia po punon në merkato. Klubi shkodran ka firmosur me dy lojtarë që vijnë nga ekipi U21. Mbrojtësi Gledjan Pusi dhe mesfushori Elidon Dulaj i janë bashkuar skuadrës dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Memelli për sezonin që vjen.
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë e ditur se ka firmosur kontrata me dy prej futbollistëve më të spikatur të ekipit U21, kampion i vendit, pikërisht mbrojtësin Gledjan Pusi dhe mesfushorin Elidon Dulaj. Të dy ata do të jenë me ne për tre sezonet e ardhshme. Suksese me fanellën kuqeblu Pusi e Dulaj!” – Shkruan klubi.
()