Vrasja në Lezhë/ Viktima ishte me makinën e të vëllait, bënte lëvizje të kufizuara, autorët e mbajtën nën vëzhgim (Detajet)
Detaje të reja për vrasjen në Lezhë, të 42-vjeçarit Nikolin Marku Lekstakaj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se viktima ishte me makinën e vëllait të tij Bledar Lekstakaj kur është qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Mendohet sipas hetuesve se kanë qenë dy ekzekutorë të cilët kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit, i cili kishte ndaluar në një market ku sapo kishte blerë një pije freskuese.
Po kështu mësohet se viktima bënte lëvizje të kufizuara prej kohësh, por sidomos pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti.
Dyshohet se pikërisht hakmarrja është motivi i vrasjes së sotme, që ndodhi 3 muaj pas asaj të Nikulajt. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, teksa ka ngritur postblloqe të shumë dhe po kreh zonën në kërkim të tyre.