“Keni hallin e mandatit të Gjinushit”, Zhupa ua thotë në sy deputetëve të PS: Turp! Jeni shndërruar në puçistë të Kushtetutës
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa duke folur nga Foltorja e Kuvendit e cilësoi të turpshme dhe të paligjshme mbledhjen e djeshme të komisionit vetëm nga deputetët e maxhorancës që kaluan projektligjin për Akademinë e Shkencave, ku tha se i vetmi hall i qeverisë është mandati i Skënder Gjinushit.
‘Jeni shndërruar në puçistë të Kushtetutës’, u shpreh Zhupa, drejtuar deputetëve të PS-së.
Sakaq, ajo u ndal edhe te protestat e studentëve të mjekësisë dhe mosprezencën e tyre në seancën parlamentare, ku u shpreh se qeveria e ka për detyrë që t’i dëgjojë ata.
“Unë ende skam dhënë mendimin tim për projektligjin për Akademinë e Shkencave. Si do miratoni ju një projektligj që e sjell Petro Gjinushi dhe Skënder Beqiraj, sepse kanë hallin e mandatit të Skënderit. Kështu funksionin Parlamenti? Ne kërkojmë zbatimin e rregullores, nëse keni vullnet Për ta zbatuar atë, çdo gjë kthehet në normalitet. Nëse keni vullnet që ju të mos i lini studentët e mjekësisë jashtë te Toptani me temperaturë 45 gradë celsius…kjo është salla e tyre. Nëse nuk kemi dëshirë dhe kohë për t’i dëgjuar ata, s’ka kuptim të dëgjojmë deputetë të dalë me votat e blera. Nëse doni ta kthejmë në normalitetet seancën, le të thirren studentët dhe të flasin.
Ju nuk pranoni asgjë nga marrëveshje që keni bërë me oligarkët. Ministrja duhet ta di që UMT thotë që kostoja e studentëve është 2300 euro, si shkoi në 6700 euro? Çfarë do u bëni studentëve po nuk plotësuan kontratën? Do i çoni në internim? Spaç? Çfarë kontratash keni parashikuar? Është turp që sot të kërkojmë të drejtat tona minimale dhe të dëgjohen grupet e interesit dhe do duhet të bëjmë 4 orë debat. Duhet respektuar taksapaguesit për interesin publik, jo për Gjinushin, bandat kriminale. Jeni betuar se do të respektoni taksapaguesit, qytetarët, në emër të kujt jeni betuar? Tom Doshit, Skënder Gjinushit, në emër të bandave? Jo, për Kushtetutën. Ju që na keni turpëruar dhe na keni shënuar në njollën e zezë të Ballkanit Perëndimor se vidhni taksat. Kjo është njollë turpi. Ju jeni shndërruar në puçistë të Kushtetues, parlamentarizmit, demokracisë duke hedhur në poshtë lidhjet dhe interesit publik.
Betejë e madhe për të dëgjuar studentët, ku jo vetëm duhet të ishte detyrë, por të ishit të parët që të dëgjoni grupet e interesit. Do ishte në dinjitetin tuaj që të kërkonit që kryeministri dhe studentët.
Kthehuni rregullores dhe do të keni normalitet në Parlament. Kërkoni që të vijnë studentët dhe të dëgjohen ata. Sillini dhe Ramën dhe të falsë për vjedhjen e taksave që po u bëhet shqiptarëve për inceneratorët dhe ju siguroj që seanca do jetë e rregullt”, u shpreh Zhupa.