Thu, Nov 28, 2024

“Nëse Ahmetaj kërkon azil në vendin ku ka shkuar, ta harrojmë ekstradimin në Shqipëri”, ish-prokurori zbulon çfarë mund të ndodhë me ish zv.kryeministrin

  • PublishedJuly 20, 2023

Ish-Prokurori, Eugen Beci nga studio e emisionit “Open” në News24 , zbuloi se çfarë do të ndodhë me ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj nëse ai kërkon azil dhe e fiton atë. ‘Nëse kjo ndodh, ta harrojmë ekstradimin’ u shpreh Beci.

Kujtojmë se paditen e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka miratuar urdhër arrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

“Çdo ditë që kalon duhet theksuar se do duhet të operohet sa më shpejtë nga organet e drejtësisë. Pasi merr dokumentet e duhura Prokuroria e Posaçme do bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar, e cila kërkon rreth 10 ditë. Nëse ndodhet në Britani, kemi një marrëveshje për ekstradimin, kështu që është i lehtë ky proces. Nga Kanadaja nuk kemi një marrëveshje të tillë.

Në rast se Ahmetaj arrestohet në Rumani, ai nuk ekstradohet pasi i bie që është shtetas rumun. Sipas aludimeve se ka pasaportë rumune, që të jemi të qartë. Nëse bën kërkesë për azil dhe i pranohet, të harrohet procesi i ekstradimit”, u shpreh Beci.

AlbaniaWeb.net