Mon, Nov 25, 2024

Rama shmang interpelancën në Kuvend për çështjen “Ahmetaj”

  • PublishedJuly 20, 2023

Kryeministri publikoi një video nga Dhërmiu mesditën e së enjtes, ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë, opozita kërkonte interpelancë me të për dosjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit – i akuzuar nga për korrupsion dhe pastrim parash të lidhur me aferën e inceneratorëve.

Deputetët e opozitës dorëzuan një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin dhe një kërkese të dytë për mocion me debat, por të dyja kërkesat u rrëzuan nga mazhoranca me një votim të kontestuar nga opozita për parregullsi.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet Qeveri-Kuvend, , tha se urgjencën nuk e përcaktonin kërkuesit e interpelancës dhe se mazhoranca e kishte dhënë përgjigjen për çështjen, duke votuar pro arrestimit të Ahmetajt.

Por kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi PS-në se po tentonte të kalonte në heshtje një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisjes dhe kërkoi me ngulm që të thirrej kryeministri në seancë.

“Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Frika e tij nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti,” tha Bardhi.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha tha se po shkelej Kushtetuta që parashikon detyrimin e Kuvendit për të realizuar këto interpelanca me kryeministrin dhe shtoi se: “Rama është i vetmi që ka tagrin për të dhënë llogari për arratisjen e numrit dy të qeverisë”.

Kryeministri Rama ka refuzuar të përgjigjet për hetimet e SPAK ndaj Ahmetajt, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij në dekadën e fundit, mbi të cilin rëndojnë akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me kontratat koncesionare të incineratorëve.

Një zëdhënëse e Ramës, e pyetur se pse kryeministri ka zgjedhur që të mos përballet me llogaridhënien në Kuvend, i tha BIRN-it se kjo ishte zgjedhje e tij për marrëdhëniet me opozitën.

“Kryeministri e ka shpjeguar qartë prej kohësh tanimë se marrëdhënia e tij me kundërshtarët e Partisë Socialiste dhe baltën e tyre në parlament, nuk do te jetë më ajo e gjithë viteve të mëparshme,” tha zëdhënësja .

Hasa e konsideroi të ezauruar nga kryeministri Rama diskutimin për çështjen e inceneratorëve me një mesazh të tij në Facebook, pasi Kuvendi votoi për arrestimin e ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë në qeveri.

“Kryeministri Rama e ka ezauruar gjerësisht aktualitetin në mesazhin drejtuar shqiptarëve,” tha ajo.